LULE, MOS MË HARRO

0
185

Bibliotekës Kombëtare sot iu shtua hijëshia, me lulet shumëngjyrëshe që i sollën Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano nga Berlini në Prishtinë, përmes Autostrada Biennale.

“Lule, mos më harro”, quhet ekspozita që në vete ngërthen një thirrje sa të bukur aq edhe ëndërrimtare. Thirrje që na rikthen në kujtime, dhe në idetë për moskonformizëm, nxitje për ndryshim, guxim për të shpresu e ëndërru.

Vizitojeni këtë ekspozitë që vjen në Prishtinë përmes edicionit të 14 të Manifesta Biennal, e cila mbështetet nga Komuna e Prishtinës – nikoqire e saj – dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë.