Toyo Shibata japoneze ka filluar të shkruaj poezi në moshën 92 vjeçare

0
210

Unë

Në krye të shtratit tim
e kam përherë
një radio të vogël
një trastë me ilaçe
një fletore dhe një laps
për të shkruar poezi
në mur i varur kalendari
nën ditët
me të kuqe
janë shënuar
emrat e infermierve
kur do të vinë
dhe ditët kur më vizitojnë fëmijët

ka tetëmbëdhjetë vite
që jetoj
e vetme

TOYO SHIBATA

përkthyer nga gjermanishtja:
Hava Kurti Krasniqi

/ Toyo Shibata japoneze ka filluar të shkruaj poezi në moshën 92 vjeçare /