Arrestohet kryetari i KPM-së, dyshohet për marrje të ryshfetit

0
35

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Luan Latifi, është ndaluar nga policia nën dyshimin për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Klankosova.tv. nga burime të saj ka mësuar se Latifi ishte intervistuar nga policia sot në pozitën e personit të dyshuar nën prezencën e avokatit mbrojtës.

Ai dyshohet se ka kryer marrje të ryshfetit në bashkëkryerje me të dyshuarin tjetër nga KPM-ja që është arrestuar dje, A.B., njofton Klankosova.tv.