Hava Kurti Krasniqi: Kur fëmijët lexojnë para publikut

0
403

Kur fëmijët lexojnë para publikut

Prezentimi i një fëmije me një lexim në një rreth të ngushtë familjar për ndonjë ditëlindje apo në ndonjë festë shkollore, i jep fëmijës edhe më shumë guxim.
Që ata të lexojnë sa më mirë, të recitojnë apo moderojnë, për këtë mjeshtri duhet të mësojnë disa rregulla.

Rregulli i parë është, të ushtruarit.

Ushtrimet janë pjesë edhe e aktrimit, recitimit poashtu.

Edhe aktorët kanë pak tremë para publikut.

Nëse fëmija duhet të zgjedhë vet tekstin, atëhere teksti duhet të ketë një tregim sa më interesant për publikun.

Nëse leximi është pjesë e një programi, fëmija së pari duhet që tekstin ta kuptojë mirë si edhe të shikojë minutat e zgjatjes, në orë, ta dijë, se sa zgjatë paraqitja.

Për të qenë i qetë dhe i kjartë, i ngadalshëm por edhe i zëshëm, fëmija duhet paraprakisht të pregaditet kështu:

-të strukturoj tekstin

-të shënoj pauzat mes fjalëve, pauzat dhe heshtjet e vogla mes fjalëve e fjalive e bëjnë të kuptueshëm leximin

Shembull pa pauza:
Unë mbrëmë shikova kuizin në emisionin Oxygen dhe i dita pesë pyetje dhe asociacionet por duhet të mësojë më shumë që të shkoj në kuiz.

Shembull me pauza:
Unë mbrëmë e shikova emisionin Oxygen(p1) dhe i dita pesë pyetje (p2) dhe asociacionet (p3)por duhet të mësojë më shumë,( p4) që të shkoj në kuiz.
Me këto katër pauza që shënohen me presje, leximi tingëllon më bukur.

Rregullat tjera që ndihmojnë:

-të nënvizoj fjalët që don ti theksoj me zë të lartë

-të ushtrojë mirë fjalët e vështira
shembull asoci—acionet.
kështu ndaras ose të nënvizuar me dy ngjyra, lexohen pa gabuar.

-të nënvizoj fjalë që duhet më zëshëm ti theksojë
shembull:
Të kam sjellë trëndafilë të KUQ
(pra jo të bardhë, as të verdhë, të KUQ)

-Poashtu emocioni melodik gjatë leximit është vlerë respekti

Gjatë shkrimit ne i dërgojmë njëri tjetrit figura që shprehin emocionin tonë, por kur lexojme ne duhet të shprehim ndjenjën me zërin tonë.
shembull fjalia: “Faleminderit për ftesën, jam e lumtur që jam mesin tuaj”
Kjo fjali nuk lexohet mekanikisht, por i duhet i duhet pak ton melodik për të tregu ndjenjat tona.

Tingulli e bën muzikën.

Ne mundë të themi : Ah😭 për të shprehur hidhërim, por edhe Ah😃 për të shprehur gëzimin.

-edhe ushtrimi i zërit duke brohoritur, para se të dalim në skenë, është një trajnim për zërin si dhe për muskujt e fytyrës, buzëve, gjuhës.
Është gjimnastikë.

-ndonjëherë gjatë leximit hidhni një sy publikut, për të mos harruar këtë,vizatoni një sy në tekst👁.

-mundë të bëni ndonjëherë edhe ndonjë lëvizje gjatë leximit, të shkoni një hap pas apo një hap para, të bëni ndonjë gjestikë me fytyrë, apo me duar, por pa e tepruar.

-të lexohen bukur edhe numrat, edhe shprehjet si : tap rrap, tungjagjeta, ho-ho-ho, pa-pa-pap, etj
-artikulimit ti jepet rëndësi

-Përshëndetja të jetë e shkurtë, ose mundë të shikoni publikun dhe të filloni të lexoni
(bëjë disa video me telefon në shtëpi, dhe shikoje vehten, se ku je më mirë)

Edhe disa këshilla:

-veshja të jet mvarsisht nga tema e programit, kur nuk është tema festive, mos u ngarkoni me unaza e zingjirë
-ujin ta keni para vehtes
-trupin drejt
-nëse keni kollitje ditën e shfaqjes, pi çaj me mjaltë
-para shfaqjes duhet ngrënë ushqime të lehta, një mollë, një banane, çaj, ujë.
-nëse jeni nervoz para se të fillojë shfaqja bëni një vrapim ose gjimnastikë.
-pastroni dhëmbët dhe gjuhën pak para se të dilni
-nëse gaboni diçka, thuaj më falni, shiko publikun me një buzëqeshje, dhe vazhdo
-ka zhurmë në publikë, drejtohu publikut me respekt, luti për qetësi, dhe falëndero paraprakisht
-sportistët bartin gjatë lojës gjëra që mendojnë se janë fatsjellës, një unazë, një bluzë, një laps, një çelës, etj. Nëse besoni, merrni me vehte.

E rëndësishme:
-Pasi të lexoni, thuani faleminderit, por mos ikni menjëherë sepse duartrokitja është për tu shijuar.

Suksese !

( është pak tekst i gjatë por u mundova të theksoj të gjitha ato që janë të rëndësishme )

Hava Kurti Krasniqi