Fjalimi i Shyrete Tahiri, e mbijetuar e luftës, në promovimin e librit: Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë

0
44

Unë jam Shyrete Tahiri, e mbijetuar e luftës!

Jam shumë e nderuar që më është ofruar mundësia të marrë pjesë dhe të flas para juve në këtë ngjarje! Dua që në emër të gjithë të mbijetuarve të shpreh falënderimin që çështja jonë tanimë po diskutohet e po avansohet në mënyre të vazhdueshme. E falënderoj veçanërisht KRCT-në dhe drejtoreshën Feride që po bëjnë të pamundurën që ne të kemi një jetë të dinjitetëshme dhe të tejkalojmë traumën e përjetuar!

Ne të gjithë e dimë se ka ende shumë punë për tu bërë,sidomos ne ende jemi shumë larg rreth vendosjes së drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës.

Mbledhja e rrëfimeve të lidhura me dhunën seksuale gjatë luftës siç është bërë në librin që po promovohet sot kontribuon shumë në dokumentimin e krimeve por shpresoj edhe në triumfin e drejtësisë. E rëndësisë tepër të veçante është që familjaret e te mbijetuarve të flasin hapur, siç kanë bërë në këtë libër sepse mbështetja e tyre është tepër domethënëse për të mbijetuarit.

Neve mund të na duket se libri është përmbledhje e rrëfimeve të disa njerëzve që kanë qenë të guximshëm por jo për të ardhur deri tek ky guxim vërtet është bërë shumë punë dhe shumë mund. Andaj,Ju lumtë atyre që kanë pranuar të rrëfejnë historitë e tyre dhe KRCT –ja që i ka fuqizuar për të arritur deri në këtë fazë.

Urime!