Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë sot gjatë ditës homazhe pranë memorialit në Krushë të Madhe.
Ai ka thënë se këtë e ka bërë në ditën kur në vendin prej nga vjen është dita kur përkujtohen të gjithë ata që kanë vdekur gjatë luftërave.
“Sot njerëzit në Britaninë e Madhe kanë kujtuar të gjithë ata që kanë vdekur gjatë konflikteve. Në këtë ditë përkujtimi kam bërë nderime pranë Memorialit në Krushë të Madhe. Nuk duhet harruar humbjen dhe sakrificën e kaq shumë njerëzve”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.