Prishtina sot luan me Folgoren në raundin parakualifikues në Ligën e Kampionëve

0
57

FC Prishtina luan sot ndeshjen e parë në Champions League kundër kampionit të San Marinos, Folgore nga ora 20:00.

Loja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Për prishtinasit pritet të mungojnë katër lojtarë, Leonit Abazi, Sumuel Mone, Leutrim Bekteshi dhe Bleart Tolaj.

Lidhur me ndeshjen është deklaruar edhe trajneri i Prishtinës i cili tha se nese e japim maksimumin, fitoren nuk e diskutojmë aspak.

“Është kjo garë e re për klubin, na pret ndeshja e Champions ku kemi përball kampionët e San Marinos dhe ku jem munduar të marrim disa informata për ata, aq sa kemi mundur të arrijmë t’i kemi për këtë skuadër kundërshtare. Kemi kushte ideale, fusha është e përkryer, i besoj skuadrës në përgaditjen fizike, përgaditjen mentale, për dëshirën që kanë futbollistët për të dhënë maksimumin. Dhe jam i bindur nese ia arrijmë të japim maksimumin, atëherë nuk e diskutojmë aspak fitoren”, përfundoi Trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani.

Prishtina nëse arrin ta mposht Folgoren, në finale të turnirit të raundit preliminar të Uefa Champions League do ta ketë njërin nga Inter d’Escaldes dhe HB Torshavn.

Ndeshjen do ta transmetoj drejtpërdrejt Artmotion.