Baleti Kombëtar i Kosovës nderohet me Çmimin e Ekselencës në Art, në Washington DC

0
31

Në përkujtim të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, Baleti Kombëtar i Kosovës morën një çmim të rëndësishëm për arritje në fushën e artit, i cili u nda nga Senati Amerikan.

Me kërkesë të senatorit, z. Charles Schumer, flamuri amerikan u valëvit mbi ndërtesën e Kongreseve në Washington DC për nder të z. Kreshnik Musolli, Baletit Kombëtar të Kosovës.

Jemi shumë të lumtur që SHBA po njeh punën, përkushtimin dhe vizionin artistik të Baletit Kombëtar të Kosovës. Shpresojmë që të hapen rrugët e bashkëpunimit, ndërsa sukseset e mëtutjeshme të mos u mungojnë.