Atë mund të ja shihni gjithkujt të vendosur në krahë diku. Veçanërisht rreth ditëve të nëntorit.
Lulja e kuqe përdoret në shenjë respekti dhe përkujtimi për ushtarët britanikë, të rënë heroikisht në të gjitha luftërat deri më tani.
Në Mbretërinë e Bashkuar dhe në shtetet e Komonuelthit Britanik (53 shtete, ish koloni dhe të administruara nga Perandoria Britanike) çdo vit shënohet “E Diela Përkujtimore”, e cila bie në javën e dytë të nëntorit, afër datës 11 nëntor 1918, kur u arrit armëpushimi (fundi) i Luftës së Parë Botërore.
Kjo ditë karakterizohet me ceremoni të shumta përkujtimore përmes vendosjes së kurorave me lule nëpër memoriale në mbarë vendin. Ajo kulmon me vendosjen e kurorave me lulekuqe në Londër nga ana e Monarkut britanik, anëtarëve të familjes mbretërore, Kryeministrit, Liderit të Opozitës dhe zyrtarëve të tjerë, si dhe me parakalimin e veteranëve të luftërave.
Lulëkuqja, si simbol i ngjyrës së kuqe të gjakut, të derdhur në frontet e luftës, daton që nga Lufta e Parë Botërore, ku nëpër fushat e Belgjikës dhe Francës kishin rënë shumë ushtarë britanik në istikame dhe nëpër të cilat kishin mbirë lulëkuqe gjithandej.
Legjioni Mbretëror Britanik, shoqatë bamirëse, e cila iu ndihmon veteranëve të luftës dhe familjeve të tyre, organizon çdo vit aksionin humanitar të shpërndarjes së lulëkuqeve artificiale, në shkëmbim të donacioneve humanitare, të cilat mblidhen në dobi të veteranëve të luftës.
Lulëkuqet barten për disa javë rresht nga politikanë, personalitete publike, gazetarë, estrada, etj si dhe njerëz të rëndomtë, deri në të Dielën Përkujtimore. Lulëkuqen, në shenjë respekti, miqësie dhe solidariteti me popullin britanik, e bartin edhe shumë diplomatë të akredituar në Londër.
Në rastin tonë, në Kosovë ushtria britanike gëzon një respekt dhe mirënjohje të thellë, meqë ka zhvilluar luftë për çlirimin e Kosovës. Por, fatmirësisht, nuk ka pasur viktima në ushtarë.
Simboli i lartpërmendur njihet me emrin Lulëkuqe (Poppy).
Por vendosja e tyre sigurisht se ka disa rregulla se si ato saktësisht duhet përdorur:
A është në rregull për ta ndryshuar gjilpërën?
Gjilpëra nuk duhet të zëvendësohet. Kjo nënkupton përdorimin e një gjilpëre të sigurt në mënyrë që lulëkuqja të mos bie prej vendit ku vendoset .
Ku duhet të vendoset lulëkuqja?
Ajo vendoset në anën e majtë të jakës së xhaketës. Kjo bëhet për shkak të respektit dhe se ana e majtë është shumë afër zemrës. Kjo ishte e gjithë ideja e vendosjes së lulëkuqes në anën e majtë.
Kur duhet që lulëkuqet të vendosen?
Lulëkuqet nuk janë vetëm për periudhën tradicionalet të “Ditës së Përkujtimit”, e cila ka filluar nga e premtja e kaluar e muajit tetor deri në fund të ditës së 11 nëntorit. Është gjithashtu respekt që ato të vendosen edhe në kohë të tjera të vitit, duke përfshirë ceremonitë për të nderuar veteranët , të tilla si funeralet.
Kush duhet të përdor lulëkuqet?
Secili që dëshiron të nderojë një veteran mund ta vendos atë.
Sa lulëkuqe është korrekte të përdoret?
Sado që juve iu duket e përshtatshme për tu vendosur. Shumë persona vendosin nga një, por mbretëresha Elizabeth II zakonisht ka vendosur disa lulëkuqe kur ka nderuar të vdekurit.
Si duhet që lulëkuqet të predispozohen?
Vendosja e tyre në memorialet e veteranëve në fund të 11 Nëntorit është plot respekt.
Ndryshe, në Kosovë kjo njihet si Lulëkuqja. Përdoret për gjëra të ndryshme, e kryesisht për t’i dhënë ngjyrë verës së kuqe apo për të përgatitur shurup.
E për të, ekziston edhe një besëtytni në Kosovë, kur ato mbijnë në ndonjë zonë, thuhet se aty ka pasur luftë dhe të rënë.
E madje ka edhe shumë këngë, kur u këndohet heronjve u thuhet “Lulëkuqja e Kosovës”./Oxygenpress.info