Vdes ish-presidenti De Klerk, organizatori i lirimit të Mandelës

0
116

FW de Klerk, një udhëheqës i epokës së aparteidit, i cili ndihmoi në përfundimin e sundimit të pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut, vdiq nga kanceri në moshën 85-vjeçare, deklaroi fondacioni i tij.

De Klerk ndihmoi në lirimin e Nelson Mandelës, me të cilin më vonë ndau çmimin Nobel për Paqen në vitin 1993.

Por, për shumë afrikano-jugorë, ai kurrë nuk ka bërë aq sa duhet për të larguar plotësisht aparteidin ose abuzimet e të drejtave të njeriut të kryera nga forcat e sigurisë, kur ai ishte president.

De Klerk, i lindur në Johanesburg më 18 mars 1936, ishte djali i një politikani të rëndësishëm.

Ai studioi drejtësi dhe punoi si avokat për disa vite derisa u zgjodh në parlament si kandidat i Partisë Kombëtare në 1972.

Ai vazhdoi të mbante disa poste të larta ministrore përpara se të zgjidhej president, në vitin 1989, një pozicion që e mbajti deri në vitin 1994./