Nderimi mahnitës për heronjtë e Luftës së Parë Botërore

0
370

Më 11 nëntor 1918, përfundoi Lufta e Parë Botërore. 40 kombe morën pjesë në këtë luftë, ku vdiqën 17 milionë njerëz.

Luftërat si këto janë shpesh temë e filmave dhe në vitin 2018, regjisori Peter Jackson solli për publikun filmin “They Shall Not Grow Old”.

Është një film 3D, që përmban pamje origjinale bardhezi të ushtarëve britanikë, që Jackson i restauroi me ngjyrat e jetës së përditshme gjatë luftës.

Jackson, një adhurues i Luftës së Madhe, e bëri filmin tërësisht me materiale të vjetra, (nga arkiva e shkëlqyer e BBC), të shoqëruara me dëshmitë audio origjinale nga të mbijetuarit – të regjistruara gjatë viteve.

Mbetet shumë emocionuese, kur ndërsa pamjet qindravjeçare të filmit mbushen me ngjyra, duket sikur brenda tyre hyn jeta dhe çdo fytyrë në të bëhet papritmas e njohur, e gjallë, e pavdekshme.