Vendoset masa e izolimit për rajonet më të prekura nga Covid-19 në Austri

0
383

Dy rajonet austriake më të prekura nga koronavirusi, Salzburgu dhe Austria e Epërme, do të vendosin masën e izolimit për të gjithë popullsinë duke nisur që nga e hëna.

“Shpresojmë se kjo masë do të hiqet përsëri gjatë Krishtlindjeve”, deklaroi sot kryeministri i Salzburgut Wilfried Haslauer, pas njoftimit të liderëve rajonalë.

Të dy rajonet po përballen me shkallën më të lartë të infeksionit në vend, ku spitalet po arrijnë kufijtë e kapacitetit për trajtimin e të prekurve.

“Për këtë arsye ne nuk kemi alternativë tjetër përveçse të imponojmë izolimin”, tha Haslauer gjatë një konference për shtyp në Salzburg.

Masa e izolimit për personat e pavaksinuar do të vendosur në mbarë vendin duke nisur që nga e hëna. Çdo masë shtesë në nivel kombëtar do të shqyrtohet nesër gjatë bisedimeve midis qeverisë federale dhe atë të shteteve.

Në kuadër të masës së izolimit në nivel rajonal, vetëm supermarketet dhe farmacitë do të lejohen të qëndrojnë të hapura në Salzburg dhe Austrinë e Epërme.

Shkollat gjithashtu do të mbyllen dhe do t’i kthehen mësimit online.

Njerëzit duhet të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për punë urgjente ose për arsye mjekësore, ose për për të shkuar në punë.