Gjermania vendos: Vetëm të vaksinuarit në dyqane, lockdown për të pavaksinuarit

0
613

Vetëm personat që janë vaksinuar kundër koronavirusit ose që janë shëruar nga një infeksion do të lejohen të hyjnë në dyqane dhe ngjarje kulturore dhe argëtuese për momentin, vendosën sot qeveritë federale dhe shtetërore gjermane.

”Situata është e rëndë dhe ngarkesa e spitaleve është në kufijtë e saj”, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

”Ne kemi nevojë për një akt kombëtar solidariteti për të ulur numrin e infeksioneve dhe presionin mbi sistemin shëndetësor”, theksoi ajo.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, ka theksuar nevojën për kufizime për personat e pavaksinuar.

“Ajo që është në të vërtetë e rëndësishme është një lockdown për të pavaksinuarit”, i tha ai transmetuesit gjerman ZDF.

Ai tha se numri i madh i personave të pavaksinuar përbën sfidë për sistemin shëndetësor.

“Nëse shikoni njësitë e kujdesit intensiv, nëse shikoni dinamikën e infeksioneve, është me këtë numër shumë të madh të të pavaksinuarve”, theksoi ai.

Për më tepër, ministri foli për akses vetëm për personat e vaksinuar dhe të shëruar “në mënyrë të vazhdueshme pothuajse në të gjitha fushat e jetës”.

Ai tha se dëshironte gjithashtu të shihte anulimin ose reduktimin e konsiderueshëm të ngjarjeve të mëdha, si dhe mbylljen e bareve, klubeve dhe diskove.

“Ne mund të shohim se në rajonet në Gjermani – në Saksoni, në Bavari – ku janë marrë masa shumë të gjera, situata duket se po stabilizohet dhe po përmirësohet”, tha Spahn.