Mësoni për gjendjen në Klinikën e Pediatrisë

0
99
Mes përballjes me pandeminë, vështirësive të përditshme dhe sfidave pambarim, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare, gjatë 9 muajve të vitit 2021, ka ofruar shumë shërbime mjekësore për fëmijët e sëmurë.
Ndonëse në pjesën më të madhe të këtyre muajve, disa reparte të saj ishin të ngarkuar me pacientë të prekur me COVID, duke respektuar masat anti covid, Pediatria nuk i ka ndalur asnjëherë shërbimet tjera dhe brenda periudhës janar-shtator janë realizuar më tepër se 22 mijë kontrolla.
Raporti i punës thotë se deri në fund të muajit të shkuar numri i vizitave në ambulancat specialistike ka mbërritur në 13 mijë e 301, janë bërë 5 mijë e 397 pranime, 651 EKG, 1 mijë e 582 ECHO të Zemrës, 1 mijë e 861 ECHO të Abdomenit, 82 ECHO të Gjëndrës Tiroide, 7 spirometri, jaë ofruar 38 shërbime të Flocytometrisë dhe janë realizuar 72 punksione.
Brenda kësaj kohe, janë realizuar, gjithashtu, 951 EEG, 1 mijë e 582 ECHO të Trurit, 1 ,ijë e 861 ECHO të Mushkërive, 1 mijë e 222 strisho gjenetike dhe 6 mijë e 285 analiza gazore.