Tuesday, September 21, 2021
BallinaMërgata ShqiptareBlegjika kërkon leje ekstra për hyrje në territorin e saj

Blegjika kërkon leje ekstra për hyrje në territorin e saj

Një numër shqiptarësh që kërkonin të udhëtonin drejt Belgjikës janë kthyer mbrapsht dje në aeroportin e Rinasit.

Shkak është bërë një urdhër i lëshuar nga autoritetet belge se të gjithë ata që udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të pajisen me një leje të posaçme e cila duhet të lëshohet nga ambasada e Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë, të paktën kështu është kuptuar nga qytetarë të ndryshëm.

Altin K., njëri prej qytetarëve tha se kjo kërkesë ‘last minute’ ka shkaktuar rritim te shumë nga pasagjerët. Sipas tij, ky kufizim i lëvizjes jashtë vendin duket si një rikthim i vizave pasi ai shton se edhe në vendin e kontrollit të pasaportave ka pasur policë europianë.

Para 4 ditësh aeroporti në Rinas njoftoi se ata që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe që nuk janë rezidentë në Belgjikë duhet të jenë të pajisur me Çertifikatën e Vaksinës ose Testin PCR. Të testohen përsëri në ditën e shtatë ose të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. TIA nuk përmendi asnjë kusht tjetër.

Por në faqen e ambasadës belge në Sofie që mbulon dhe Shqipërinë, noa.al mëson se është shpallur se nga 1 gushti, të gjithë personat që kthehen në Belgjikë dhe të gjithë personat që udhëtojnë nëpër Belgjikë dhe që qëndrojnë të paktën 48 orë duhet të plotësojnë një formular identifikimi (Formulari i gjetjes së pasagjerëve).

- Reklama -
ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT