Zvicra shtrëngon nga sot rregullat e certifikatës Covid

0
306

Duke filluar nga sot, nuk do të jetë më e mundur të hyni në zona të mbyllura të restoranteve, bareve, qendrave të fitnesit, si dhe ngjarjeve sportive, objekteve kulturore dhe ahengjeve private, pa një certifikatë Covid.

Masa, e cila u njoftua më 8 shtator, ka për qëllim frenimin e numrit të infeksioneve dhe, veçanërisht shtrimeve në spital.

Kushdo që kapet duke shkelur këtë rregull, i nënshtrohet një gjobë prej 100 frangash./ albinfo.ch