Nga sot kosovarët mund të udhëtojnë për në Austri

0
878

Nga sot më datë 8 korrik Austria i ka futur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në “listën e gjelbër” epidemiologjike, në mesin e tyre është edhe Kosova.

Me këtë rast qytetarët nga Kosova kanë të drejtë të udhëtojnë për në Austri.

Deri më tani, vetëm Serbia dhe Maqedonia Veriore, si dhe Shqipëria, ishin në “listën e gjelbër”, kurse prej sot në këtë listë janë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Lajmi për lehtësimin e kufizimeve për qytetarët e këtyre vendeve ishte dhënë nga ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Personat që udhëtojnë në drejtim të këtij shteti duhet ta plotësojnë një formular i quajtur “Pre-Travel-Clearance”, raporton Die Presse përcjell Klankosova.tv.

Udhëtarët që vijnë nga vendet në listën “e gjelbër” mund të hyjnë në Austri pa karantinë, nëse kanë një certifikatë vaksinimi, me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë Sinofarm kinez dhe Sinovac.