Njoftimi nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë lidhur me shfuqizimin e kufizimeve të lidhura me Covid 19

0
97

Gjatë udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë nga shtetet jashtë BE-së, edhe më tej vlejnë kufizimet e qarta të udhëtimit.

Për udhëtarë nga Kosova me efekt nga data 04.07.2021 janë hequr kufizimet e udhëtimit drejt Gjermanisë. Mirëpo ju lutemi vini re që në rast të përkeqësimit të situatës së pandemisë Covid-19 në vend, kufizimet e udhëtimit në një rast të tillë mund të fuqizohen në afat të shkurtër.

Ju lutemi vini re: Për shkak të masave të kërkuara të sigurisë dhe higjienës, të ndërlidhura me pandeminë Covid-19, kapacitetet e pranimit në Zyrën e vizave edhe më tej janë të kufizuara.

Ne përpiqemi që megjithatë të ofrojmë sa më shumë termine që të jetë e mundur. Fatkeqsisht nevojat aktuale i tejkalojnë dukshëm kapacitetet tona.

Ju lutemi mos ejani në ambasadë pa termin, sepse hyrja mund të lejohet pa përjashtim vetëm me termin të konfirmuar.

Të gjitha terminet konfirmohen me shkrim (e-mail).