Haxhiu për dënimin e Vukotiqit: Lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale

0
68

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lajmi për burgimin e Zoran Vukotiq për 10 vjet, është shumë I mirë përe të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha tutje se drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë.

“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë”, shkroi ajo, njofton Klan Kosova.