Operacion gjigant i policisë kundër ”Cosa Nostra”-s, 85 të arrestuar

0
436

Policia italiane filloi kontrolle mbarëkombëtare kundër dhjetëra të dyshuarve të organizatave mafioze.

”Prokurorët arrestuan 85 persona. Nga këta, 63 u arrestuan dhe 18 ndodhen në arrest shtëpiak, ndërsa autoritetet kanë vendosur detyrim paraqitjeje për katër të tjerë”, njoftoi policia italiane.

”Të dyshuarit si kriminelë i përkisnin mafies siciliane të Cosa Nostra-s dhe akuzohen për trafik droge, krijim shoqate mafioze, korrupsion dhe zhvatje”, shtoi policia.

Hetuesit arrestuan persona në qytetet siciliane të Palermos dhe Trapanit, por edhe në Napoli dhe Romë.

”Arrestimet u përqendruan në pesë grupe mafioze. Midis tyre kishte anëtarë të shquar të familjes Vitale, të njohur për trafikun e drogës”, theksoi policia./ATSH