Down Syndrome Kosova organizon minimaratonën humanitare 5km, me moton “Vrapo për sindromën Down”

0
22

Nga Down Syndrome Kosova

Ftoheni që të merrni pjesë në minimaratonën humanitare 5km, me moton “Vrapo për sindromën Down”, e cila do të mbahet në Hajvali nga ora 12:00 deri në 13:30 më datë 4 korrik, Dita e Pavarësisë së SHBA-së, qëllimi i kësaj minimaratone do të jetë për sensibilizimin e shoqërisë për sindromën Down.

Mjetet e grumbulluara nga shitja e numrave të pjesëmarrjes dhurohen për Shoqatën Down Syndrome Kosova.

Çmimi minimal për pjesëmarrje është 2 euro
Numrat për pjesëmarrje mund t’i gjeni në:
Babel Cafe – Prishtinë
Strip Depot– Prishtinë
Urbangastrolounge– Prishtinë
Monròe– Prishtinë
Bagolina – Prishtinë
Prime Bar & Lounge
Beni Dona Hajvali
GIVOVA KOSOVA
Si dhe në zyrat e Down Syndrome Kosova në Prishtinë