Tuesday, September 21, 2021
BallinaUnë Jam TiU promovua Doracaku për mësimin e Holokaustit

U promovua Doracaku për mësimin e Holokaustit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në promovimin e Doracakut për mësimin e Holokaustit. Qëllimi i këtij publikimi dedikuar Holokaustit dhe mësimdhënies për të në Kosovë është që të shtojë kapacitetet e mësimdhënsve kosovarë dhe të nxisë përfshirjen e tyre të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e materialeve dhe teksteve mësimore.

Ministrja Nagavci me këtë rast tha se, Holokausti si një ngjarje makabre është një temë shumë e rëndësishme që duhet të mësohet dhe kujtohet nga gjeneratat e reja.

Ministrja theksoi se, kur e shikojmë nga retrospektiva historike mënyrën sesi u zhvillua anti-judaizmi dhe anti-semitizmi, e kemi të lehtë të kuptojmë që paragjykimet e tilla ndaj një grupi tjetër etnik janë shpeshherë aspak racionale dhe nuk i kontribuojnë një shoqërie të barabartë.

Ndër të tjera, Ministrja shtoi se është e rëndësishme që nxënësit tanë të jenë mirë të informuar për ngjarjet historike të rëndësishme. Ajo tha se duhet të jemi krenarë që duke qenë të zhveshur plotësisht nga ndjenja e anti-semitizmit i hapëm dyert për hebrenjtë.

Jan Alex Voss, përfaqësues i Ambasadës gjermane në Kosovë u shpreh i kënaqur për prezencën e tij në promovimin e Doracakut, si një material shumë i rëndësishëm rreth ngjarjes së Holokaustit. Ai tha se duhet argumentuar me fakte efektin që kanë prodhuar te njerëzit sjelljet armiqësore të nxitura nga anti-semitizmi.

- Reklama -

Ruth Dar, drejtoreshë në Departamentin e Antisemitizmit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit tha se, praktika e edukimit sa i përket Holokaustit dhe hartimi i historisë duke u bazuar në fakte është shumë i rëndësishëm. Dar po ashtu theksoi se duhet të bëhet e ditur që shoqëria kosovare nuk ka bashkëpunuar në persekutimin e hebrenjëve.

Ky projekt është realizuar nga MASHTI në bashkëpunim me disa organizata vendore dhe ndërkombëtare.

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT