Ambasada amerikane ia dorëzon qeverisë së Kosovës raportin për Ujmanin

0
184

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia ka dorëzuar sot Qeverisë së Kosovës raportin e Departamentit Amerikan për Energji rreth menaxhimit të Liqenit të Ujmanit.

Raporti po ashtu i është dërguar edhe ekzekutivit në Serbi.

“Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Washingtonin e nënshkruar më 4 shtator”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kërkuar që marrëveshja e arritur më 4 shtator të vitit të kaluar me Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbushet patjetër.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më herët kishte deklaruar se “Marrëveshja e Washingtonit” nuk do të dërgohet fare në Kuvend kur Vetëvendosje të rikthehet në pushtet.

Ndërkaqpara pak ditësh, zëdhënësi i qeverisë Perparim Kryeziu, ka deklaruar se kjo marrëveshje s’ka vlerë juridike.