Prishtinë: Një punëtor bie nga një lartësi prej katër metra, dërgohet në QKUK

0
83

Një punëtor derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi prej katër metrash duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Me këtë rast Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e ndërmarrjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Prishtinë, 13.06.2021-11:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke punuar, është rrëzuar nga lartësia rreth 4 metra, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, pronari i firmës-i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.