Hidhet poshtë aktakuza për korrupsion ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve

0
38

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për të hedhur poshtë aktakuzën për korrupsion ndaj Ministrit aktual të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të akuzuarve të tjerë, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi.

Të lartëpërmendurit akuzoheshin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa të akuzuarit Ardian Olluri, Bahite Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi edhe për veprën penale në bashkëkryerje “Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore”.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka hedhur aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda dhe ka pushuar procedurën penale kundër të akuzuarve Liburn Aliu dhe të tjerëve për veprat penale të përshkruara si më lartë.