“S’kemi qare pa i ngu e pa i’u bashkëngjit vajzave që po protestojnë”

0
373
Nga Taulant Hoxha
Kur kemi qene t’vegjel, jo ma vone se klasa e 5-te a e 6-te (pra 11-12 vjec), me i nguc shoqet e klases ka qene IN. Me i gjujte me fjale mrenda shkolles e ne rruge, me i “hanger” me shikim gjate ores se mesimit, e shpeshhere edhe me i preke, sidomos gjate pushimeve.
Edhe pse me shume perjashtime, qysh prej asaj moshe ska qene forte e rralle edhe qe arsimtaret me i ba plot do veprime te ngjashme, sidomos disa klasike si p.sh. me i detyru shoqet me e fshi tabelen me shpuze dhe gjate ketij procesi, me i’a inspektu me shikim cdo pellambe te trupit. Para krejt neve tjereve, hiq pa u mshef. Shoqet te t’cilat “puberteti” pat fillu pak ma heret kane qene ato qe diqysh gjithmone perfundojshin tu e fshi tabelen, te arsimtaret e njejte.
Ne shkolle te mesme krejt keto vec paten eskalu. Jo ma vetem IN, por ka qene kogja nifar obligimi. Nese nuk i ke ba te pakten disa prej ketyre, ke qene i etiketum me gjithefar emrash, por gjithmone per t’keq e si i pazot. Edhe kah ana e arsimtarve njejte, vec tash ata qe i bajshin keto veprime, kishin shume ma shume target.
Nese ke rastis me mbet vet me ndonji shoqe t’klases a gjenerates (sidomos ne ato ndejat e para-matures), dhe ne pyetjen e neserme te shokeve je pergjigje “jo, nuk deshti”, rreziku i perqeshjesh ka qene shumefish ma i madh sesa me e leshu ner vete ne klase. Pra, “JO” ska qene pergjigje, ose ma sakte “JO” dmth “PO”. Aq e normalizume ka qene kjo, saqe nuk e di nese dikush e ka konsideru si problem. Jo vec mrenda shoqnise, por edhe strukturat ma te eperme – arsimtar e familjar.
Nese jo vet, secili djale i gjenerates teme t’pakten i ka pas 2-3 shoke te ngushte qe kane abuzu me shoqet e klases e krejt vajzat tjera perreth, rregullisht. Krejt kjo brenda nji ambienti institucional si shkolla, ambienti i cili supozohet me qene i sigurte, i mbikeqyrun dhe i ndjeshem ne raport me femijet. Vec mundemi me paramendu cka ndodh ne ambiente tjera, ku asnjena prej ktyne elementeve nuk ekzistojne.
Tash, kur ma ne fund vajzat tona kane vendos me shperthy dhe me e kerku minimumin e minimumit te nji jete te dinjitetshme brenda kesaj shoqnie, shume prej nesh po bahemi kishte nuk po dijme per cka po flitet (ne rastin ma te mire), ose po gjejme menyra prej ma te ndryshmeve me i vu ne pikepyetje e kundershtu kerkesat e tyne. Por, vec qe e rrejme veten, se secili e dijme se per cka po bahet fjale. Secili e dijme qe si djem jemi rrit si grabitqar dhe ska qene opcion me e leshu prenë qe te ka ra ne dore. E kunderta ka qene shqetesuese. Per familjen, per shoqnine, per krejt rrethin.
E kemi obligim qe secili me e ndal kete rreth vicioz, prej vetes e te femijet tane, t’cileve duhemi me ja u spjegu qarte e thellesisht cka asht ngacmim. Mandej me i eduku djemt e me ja u fut ne kry qe nuk guxojne, ama NUK GUXOJNE me i ngacmu vajzat, hiq e ne asnje rrethane. E edhe vajzat me i pergatit qe qysh ne ngacmimin e pare me reagu, me u kundervu e me i tregu edhe ngacmuesit edhe ata/ato qe nuk reagojne edhe pse e kane obligim.
Deri sa nji pjese e madhe e shoqnise ta kalojme kete cikel e ta krijojme nji mase kritike qe ngacmimin seksual e kuptojne dhe e luftojne, skemi qare pa i ngu e pa i’u bashkengjit vajzave qe po protestojne.