Gjykata izraelite shtyn vendimin lidhur me dëbimin e familjeve në rajonin Silwan të Kusdit

0
83
Kuds

Gjykata izraelite ka shtyrë vendimin e saj lidhur me apelin e familjeve palestineze kundër vendimit për evakuimin nga shtëpitë e tyre në lagjen Batan al-Hawa në rajonin Silwan, në Kudsin Lindor nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti për Mbrojtjen e Popullit të Silwan, në një deklaratë me shkrim theksoi se Gjykata Qendrore Izraelite në Kudsin Lindor, në seancën e mbajtur sot ka shtyrë vendimin e saj lidhur me kundërshtimin që kanë paraqitur familjet palestineze për evakuimin nga shtëpitë e tyre.

Në deklaratë thuhet se gjykata ma shtyrjen e vendimit nuk ka përcaktuar ndonjë kalendar dhe se vendimi për evakuim kërcënon 86 familje prej 700 personash.

Përpara seancës protestuesit mbajtën një protestë mbi vendimin e dhënë më parë nga gjykata izraelite për zbrazjen e shtëpive nga familjet palestineze në rajonin Silwan.

Forcat izraelite ndërhynë me shkopinj gome, goditën disa prej protestuesve dhe arrestuan një protestues.

Palestinezët në lagjen Batan al-Hawa në rajonin Silwan kanë apeluar vendimin e dhënë më parë të gjykatës izraelite për të boshatisur shtëpitë e tyre dhe ishte vendosur që çështja të rishikohej.

Delegacioni i mbrojtjes që mbron të drejtat e palestinezëve në lagje, thekson se vendimi në fjalë është në interesin e 86 familjeve dhe rreth 700 personave.

Ka shqetësime se vendimi do të përbëjë kërcënim për dëbimin me forcë nga shtëpitë e tyre edhe për palestinezët e tjerë që jetojnë në rajon.