Mitrovicasit protestojnë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave e grave

0
52

Pas lajmit ku u raportua se dy burra kanë përdhunuar një vajzë të mitur në Mitrovicë, sot në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë u protestua për ta kundërshtuar dhe dërguar mesazhe revolte kundrejt shtypjes e abuzimit të grave.

Kjo protestë u organizua për të treguar natyrën epidemike të përdhunimeve e abuzimeve ndaj vajzave e grave, për çka edhe u kundërshtua.

Organizuesit e protestuesve thonw se kjo është duke dhënë alarm mbi rrezikun dhe ankthin e vazhdueshëm në të cilin rriten dhe jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë. Burrat po vazhdojnë t’i dhunojnë dhe ngacmojnë vajzat kudo, duke na treguar fare mirë se për vajzat e gratë asnjë vend nuk është i sigurtë.

Ata shtojnë së gjithë këtë situatë, institucionet private e publike, thellësisht patriarkale, janë bashkëfajtore. Praktika e amnistimit të ngacmuesve dhe përdhunuesve duhet të ndalet dhe emrat e përdhunuesve e ngacmuesve duhet të thuhen nga policia. Ne kemi të drejtë të dijmë kush janë përdhunuesit.