Letra ku Ajnshtajni shkroi formulën e relativitetit shitet një milion euro

0
55

Një letër e shkruar nga fizikani i njohur Albert Einstein në të cilën e shkroi ekuacionin e tij të famshëm për relativitetin (E=mc2) u shit në ankand për 1,2 milion dollarë (një milion euro), afërsisht tre herë më shumë se sa ishte menduar çmimi fillestar në ankandin e Bostonit.

Arkivistët në Projektin e Gazetave të Einsteinit në Institutin e Teknologjisë të Kalifornisë dhe Universitetin Hebraik të Jerusalemit, thonë se ekzistojnë vetëm tre shembuj të tjerë të Ajnshtajnit që e shkroi me dorën e tij ekuacionin që ndryshoi botën, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Çmimi fillestar për këtë letër sipas RR Auction ishte rreth 400 mijë dollarë, mirëpo ai u rrit tre fish më shumë në ankand.

Formula e Ekuacionit të Ajnshtajnit vërteton se energjia është e barabartë me masën e shpejtësisë së dritës në katror.

Kjo formulë e ndryshoi fizikën duke demonstruar se koha nuk ishte absolute dhe se masa dhe energjia ishin ekuivalente.

Letra me një faqe shkrim në gjermanisht drejtuar fizikanit amerikano-polak Ludwik Silberstein mban datën 26 tetor 1946 dhe letra ishte pjesë e arkivave personale të Silberstein, të cilat u shitën nga pasardhësit e tij.

Blerësi u identifikua nga RR Auction vetëm si një koleksionist anonim i dokumenteve.

Ankandi filloi më 13 maj dhe përfundoi të enjten.