Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata pranon kërkesën për gjykim të policit

0
32

Gjykata e Tiranës e ka pranuar kërkesën për gjykim të policit Nevaldo Hajdaraj. Hajdaraj është i akuzuar për “vrasje me dashje” të Klodian Rashës.

Seanca e radhës është caktuar më 3 qershor për konkluzionet përfundimtare.

Ish-efektivi i forcave “Shqiponja” gjykohet për akuzën e “vrasjes me dashje” të 25 vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje kjo e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar në Tiranë.

Në seancën e 26 marsit, ku ishte i pranishëm edhe babai i 25 vjeçarit të vrarë, ai i kërkoi ndjesë babait të Rashës duke i thënë se nuk e kishte dëshiruar ngjarjen./ A2 CNN