Takim i jashtëzakonshëm i Këshillit për të Drejtat e Njeriut për konfliktin izraelito-palestinez

0
17

Këshilli i të Drejtave të Njeriut do të mblidhet javën e ardhshme në një seancë të jashtëzakonshme për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.

”Takimi, i parashikuar më 27 maj, është organizuar me kërkesë të Pakistanit, si koordinator i Organizatës për Bashkëpunimin Islamik dhe autoriteteve palestineze, të cilët kanë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme nga 47 vendet anëtare të Këshillit”, theksoi OKB në një komunikatë.

“Gjatë këtij takimi, vendet do të shqyrtojnë situatën e rëndë të të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë këtu Jeruzalemin Lindor”, shtoi i njëjti burim.

Njoftimi erdhi ndërkohë që diplomacia ndërkombëtare aktivizohet në terren në përpjekje për t’i dhënë fund përshkallëzimit ushtarak të përgjakshëm mes Izraelit dhe Hamasit palestinez në pushtet në Rripin e Gazës, pas bombardimeve të reja.

Që prej krijimit në qershor 2006, Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur 29 seanca të jashtëzakonshme, të destinuara për të reaguar në situata urgjente, disa prej të cilave e kanë dënuar Izraelin, veçanërisht për situatën në Gaza.