Drenica mban gjallë shpresat për qëndrimin në Superligë, barazon me Feronikelin

0
47

Drenica ka arritur që t’i mbajë gjallë shpresat për qëndrimin në Superligën e Kosovës në futboll duke e barazuar rezultatin kundër Feronikelit në fund të takimit në 1-1.

Feronikeli nuk ka arritur që ta mbajë epërsinë e krijuar që në minutën e parë përmes Marko Simonovskit, duke rrezikuar kështu qëndrimin në Superligë ku kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit.

Drenica momentalisht është në pozitën e tetë me 34 pikë, ndërsa Feronikeli në pozitën e gjashtë me një pikë me shumë se Drenica, 35.

Kurse, Arbëria është në pozitën e pozitën e nëntë me 30 pikë, pozitë kjo që nuk i garanton qëndrimin në Superligë.