U zhvilluan 11 ndeshje në kuadër të 1/16 në Kupën e Kosovës

0
163

Kanë përfunduar 11 ndeshjet e sotme të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra fituese e kësaj gare në edicionin e kaluar, Llapi ka fituar mç vështirë se sa është pritur ndaj Kikës (2:1), ashtu sikurse edhe Gjilani e Malisheva në duelet me A&N përkatësisht Istogun, teksa skuadrat e tjera të Superligës kaluan pa ndonjë problem tutje. Ramiz Sadiku arriti ta eliminojë pas vazhdimeve Vushtrrinë, derisa 2 Korriku fitojë si mysafir ndaj Trepçës’89 pas penalltive 3:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 2:2. E penalltitë ishin përcaktuese edhe në duelin ndërmjet Feronikelit dhe Fushë Kosovës. Gjatë lojës nuk pati gola, derisa në penallti më të suksesshëm u treguan futbollistët e Fushë Kosovës. Pesë ndeshjet tjera të këtij rrethi zhvillohen nesër.

Kupa e Kosovës – 1/16 e finales

E mërkurë, 01.12 2021

Ramiz Sadiku – Vushtrria 1-1, pas vazhdimeve 2-1

Feronikeli – Fushë Kosova 0-0 në vazhdime 0-0, pas penalltive 1:4

A&N – Gjilani 0-1

Drenica – Vllaznia 3-1

Besa – Prishtina 0-4

Malisheva – Istogu 1-0

Ulpiana – Vëllaznimi 3-0

Rahoveci – Ballkani 1-3

Trepça’89 – 2 Korriku 2-2 vazhdime 2-2, pas penalltive 2:

Llapi – Kika 2-1

Prizreni – Onix 1-5

E enjte, 02.12.2021

Drita – Drenasi

Liria – Dukagjini

Arbëria – Vitia

KEK-u – Trepça

Flamurtari – Ferizaj (fusha në Bërnicë)