Përfitimet e vaksinave rriten me moshën dhe shkallën e infeksionit, thotë Agjencia Europiane e Barnave

0
51

Përfitimet e vaksinimit të Covid rriten me moshën dhe me nivelet e infeksionit në komunitete, tha të premten Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Duke folur gjatë një konference për shtyp, Noël Wathion, zëvendësdrejtori ekzekutiv i EMA-së, tha “sa më shumë të rriteni, aq më shumë përfitime do të shihni” pasi të merrni vaksinën. Ai tha më tej se “në një situatë me nivele më të larta infeksioni”, përfitimet e marrjes së vaksinës vetëm rriten.

Komunikata e tij erdhi teksa EMA këshilloi që ata që kanë marrë një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca të marrin edhe të dytën, pavarësisht rrezikut të mundshëm të mpiksjeve të rralla të gjakut.

Në fillim të këtij muaji, EMA tha se ekzistonte një “lidhje e mundshme” midis vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjes së rrallë të gjakut. Sidoqoftë, agjencia u shpreh se përfitimet e marrjes së vaksinës i tejkalojnë rreziqet. Agjencia identifikoi gjithashtu këtë javë një lidhje të ngjashme të mundshme midis mpiksjes së gjakut dhe vaksinës Covid-19 të zhvilluar nga kompania Johnson & Johnson. Për të dyja vaksinat, EMA rekomandoi se përfitimet e marrjes së vaksinave tejkalojnë rreziqet.

Të premten, zyrtarët e EMA-s thanë se ishte e rëndësishme të hetohej nëse rastet e mpiksjes së gjakut mund të lidheshin me teknologjinë e përdorur për të krijuar vaksinën e AstraZeneca-s dhe Johnson & Johnson.