Bajqinovci: “Mërgimtarët po ankohen për shkak të telefonatave nga ‘Call Center’ nga Kosova”

0
287

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me telefonatat e shumta të “Call Center” nga Kosova drejtuar mërgimtarëve.

Ai ka thënë se punëtorët e këtyre kompanive po i bezdisin qytetarët tanë që janë në diasporë.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ditëve të fundit, shumë mërgimtarë më janë ankuar për shkak të telefonatave apo bezdisjeve nga “Call Center” nga Kosova, të cilët çdo ditë i thërrasin.
Shqetësimi i mërgatës është se si është e mundur që “Call Center” nga Kosova i kanë numrat e mërgatës në Bashkimin Evropian.
Dyshimet e mërgatës janë se numrat e telefonit po mirren nga kompanitë ajrore, që nga momenti i rezervimit të biletave.
Shumë qytetarë e kanë lajmëruar policinë në shtetet ku jetojnë, por është e pamundur ndëhyrja, sepse telefonatat bëhen nga Kosova, pikërisht nga “Call Center” që veprojnë brenda vendit tonë.
Mërgata është e shqetësuar me shkeljen e privatësisë, bezdisjen nga “Call Center” që po i pengojnë pothuajse çdo ditë.