Shumica e kërkesave refuzohen: Shtetet më pozitive ndaj azilantëve shqiptarë

0
96

Të mbërritur nga një vend si Shqipëria, që synon të integrohet në Bashkimin Europian dhe nuk ka konflikte civile apo luftra, azilantëve shqiptarë, në pjesën më të madhe të rasteve, u refuzohet kërkesa.

Sipas të dhënave të Eurostat (via Monitor.al), vetëm 5% e aplikimeve nga azilantët shqiptarë marrin përgjigje pozitive, ndër më të ulëtat në Europë, së bashku me Gjeorgjinë dhe Kolumbinë. Monitor.al raporton se shqiptarët janë të parët në rajon sa i përket kërkesave për azil dhe të dytët në botë gjithmonë në raport me popullsinë.

Megjithatë siç e thamë më sipër, në pjesën dërrmuese të rasteve, kërkesat refuzohen. Duket se Franca është më “bujare” ndaj kërkesave. Nga 480 vendime pozitive që u dhanë për azilantët shqiptarë në vitin 2020, 310 ishin në Francë dhe 120 në Itali.

Gjermania dhe Zvicra dhanë vetëm 10, ndërsa Irlanda 15.