Gati gjysma e popullsisë zvicerane tani thonë se ata janë në favor të atyre që janë vaksinuar që të kenë më shumë privilegje sesa ata që nuk janë vaksinuar.
Sondazhi i fundit sugjeron që njerëzit kanë ndryshuar mendje në muajt e fundit.
Në nëntor, gati 60% e kundërshtuan idenë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo
Ata që iu përgjigjën sondazhit Comparis thonë se arsyeja kryesore për të lejuar më shumë liri për të vaksinuarit është ekonomike.
Një sistem i tillë mund të lejojë më shumë biznese të hapen plotësisht.
Në Zvicër po vazhdon procesi i vaksinimit, ku shpresohet se deri në verë do të arrihet imuniteti i tufës, apo të vaksinohen njerëzit që kanë nevojë dhe që dëshirojnë të vaksinohen.