Kurti vizitë zyrtare në Bruksel javën e ardhshme, s’do të ketë takim me Vuçiq

0
41

Kryeministri Albin Kurti do të bëjë vizitën e parë zyrtare në Bruksel pas marrjes së mandatit të dytë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar për Klankosova.tv se kryeministri Kurti do udhëtojë kah mesi i javës së ardhshme dhe do të zhvillojë disa takime, por një të tillë s’do ta ketë me presidentin serb. Aleksandar Vuçiq.

“Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel kah mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Europian. Nuk do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiq”, ka thënë Kryeziu.

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ditë më parë ka thënë për Klankosova.tv se ende nuk është caktuar ndonjë datë apo agjendë për takimin e radhës në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se njoftimi do të bëhet në një kohë të përshtatshme.