Drejtori i IKShPK-së infektohet me Covid-19

0
92

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Prof. Naser Ramadani, është infektuar me Sars-Cov-2.

Ramadani ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se testi i tij ka rezultuar pozitiv gjatë ditës së sotme.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat për shkak se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve vazhdon të jetë i lartë.

“Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet”, ka shkruar ai.