Fauci: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritjen e COVID-19

0
36
WASHINGTON, DC - JULY 31: Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, removes his Washington Nationals protective mask during a House Select Subcommittee on the Coronavirus Crisis hearing on July 31, 2020 in Washington, DC. Trump administration officials are set to defend the federal government's response to the coronavirus crisis at the hearing hosted by a House panel calling for a national plan to contain the virus. (Photo by Erin Scott-Pool/Getty Images)

Është përsëri një déjà vu.

Masat e rihapjes të parakohshme në të gjithë SHBA, së bashku me variantet COVID-19, janë përgjegjëse për një rritje të fundit në rastet e koronavirusit, deklaroi eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, Anthony Fauci.

“Unë kam thënë shumë herë .. që kur të zbresësh nga një majë e madhe dhe të arrish një pikë dhe të fillosh të stabilizohesh, pasi të qëndrosh në atë pllajë, rrezikon një valë që vjen. Dhe për fat të keq, kjo është ajo që ne kemi filluar të shohim”, deklaroi Fauci.

”Rastet e reja ditore të COVID-19 kanë rënë në rreth 50 000 në ditë pas një rritje, por numri kohët e fundit është rritur në 60 000”, sipas Faucit, i cili është drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA.

Ai e krahasoi situatën në SHBA me kushtet në Europë.

“Shumë nga vendet në Bashkimin Europian… u stabilizuan dhe pastaj filluan të hapeshin. Ajo që ka të ngjarë të shohim është tërheqja e metodave zbutëse. Unë mendoj se është e parakohshme”, shtoi Fauci./ATSH