“Unë do të jap dashuri edhe kur ju mbyllni zemrat, do të buzëqesh kur ju do më anashkaloni”

0
126

Nga Eloida Alija

Akull… E zbehtë… Çdo gjë rreth meje është pa ngjyrë… Botë e heshtur, pa ndjenja.
Psee? Gjithë ky Diell e zemrat ende të ftohta. Edhe pse e pakusht kjo dashuri, e padjallëzuar kjo buzëqeshje…
Zgjohem dhe gjej diçka të bukur në secilën ditë. Mbushem frymë, motivohem saqë edhe zogjtë në degë ma kanë lakmi.
Por jo, nuk mjafton. Jo pse kam diçka më pak, përkundrazi kam diçka më shumë.
Jeta më zvarrit, ma gërryen shpirtin me ato shikime neveritese…
Sikur ndalet drita me duar e humbet edhe hija ime. Me keputen kembet e duart mpihen fort.
Ndalem, ulem e vetme dhe mendoj.
Buzet me qeshin kur zemra me thote:
Nuk dorezohem sepse kam duar qe me ngrisin kur une rrezohem. Kam diej qe me ngrohin ne mes te dimrit. Kam krahe qe me perqafojne e zemra qe me duan ashtu siç i dua une.
Sepse une do te jap dashuri edhe kur ju mbyllni zemrat, do te buzeqesh kur ju do me anashkaloni, do ta dua jeten edhe kur ju sme jepni arsye.
Sepse UNE jam UNE.
Sepse kam diçka me teper se ju…
DASHURI.