Kosova humb ndeshjen vendimtare për kalim tutje në kualifikimet për Botërorin 2021

0
123

Nga Federata e Hendbollit e Kosovës

Italia – Kosova 24:22

Humbin ndeshjen vendimtare për kalim tutje në kualifikimet për Botërorin 2021.

Vajzat tona u angazhuan, por që këtë herë nuk ishte e mjaftueshme për fitore.

Na mbetet shumë punë që të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme.

Vajzat nuk e kishin freskinë edhe për shkak të ngarkesës së madhe në ndeshjen e djeshme ndaj Austrisë, ndërkohë që Italia ishte e lirë.

Kemi fituar shumë lojtare të reja dhe kemi dëshmuar që jemi në nivel me Austrinë e Italinë.

Nuk kemi shënuar në shumë raste nga pozita ideale dhe kjo në fund kishte ndikimin e vet.

Menjëherë në fund të majit e fillim të qershorit na presin ndeshjet kualifikuese për Euro 2022.

FORCA KOSOVA