Russel O’Grady’ u pensionua pas 32 vitesh punë dhe shërbim për klientët e McDonald’s

0
103

Russel O’Grady’ nga Northmead, Australi u pensionua pas 32 vitesh punë dhe shërbim për klientët e McDonald’s.

Tani në moshën 50 vjeç, O’Grady është duke vendosur platformën e tij për të dalë në pension, megjithëse shumë miq janë të trishtuar për këtë gjë.

O’Grady filloi të punonte në vitin 1986, kur ishte 18 vjeçar, përmes një programi të dizajnuar për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara të gjejnë punë.

Ai kurr nuk u pengua që të bëjë punën e tij siç duhet. Megjithatë, në atë kohë ishte më pak e zakonshme që personat me aftësi të kufizuar të gjenin punë, por ai arriti t’i impresionojë menaxherët e tij .

Punonjësi i ushqimit të shpejtë në McDonalds, e quajti atë personi më i njohur në ‘Northmead’ sipas DailyMail.

E shumë njerëz janë shprehur se do t’u mungojë ai pasi kishte të veshur për më shumë se tri dekada uniformën e McDonalds.