Dita Ndërkombëtare e Poezisë kujtohet përmes kësaj poezie kushtuar Holokaustit

0
108

Dita Ndërkombëtare e Poezisë

E kujtojmë me këtë poezi të ndjerë kushtuar Holokaustit nga poetja Gladiola Jorbus

Kaddish

Kuptimi i ëndrrave shtjellohet
në librin e përndjekjeve.
Kur sytë e natës shqyenin madhështinë,
kur makutëria shenjtëronte krimin,
kur e vërteta u kryqëzua mbi altarin e urrejtjes.

Djepi i jetës mbeti bosh.
Toka e zezë – si vejushë.
11 muaj pikëllojnë,
njeriun pa dashuri.
Ndëshkuan fuqinë e mendjes,
afshin e shpirtit,
pushtetin e dijes!
Britmat e terrorit
trandën qiellin.

Dhe makthi – nga gjumi u zgjua.
Dhe të gjithë – i harruan ëndrrat.
Dhe holokausti i dritës – nuk njohu kufi.

Kohë e mjerueshme!
Ofshamë…
Kaddish
thërret për mëshirë.

(Kushtuar Holokaustit)