Poliklinika Natal ofron shërbime pa pagesë për fëmijët me sindromën Down

0
689

Shoqata Down Syndrome Kosova sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Poliklinika NATAL. Në kuadër të kësaj marrëveshje, do të ofrohet shërbimi pediatrik për fëmijët me sindromë Down, familjet e të cilëve kanë gjendje ekonomike të ulët. Tutje, do të ofrohen sesione informuese për prindërit e fëmijëve me sindromë Down sa i përket kujdesit pediatrik dhe dietologjik.

Falenderojmë dr. Ismail Lutolli dhe dr.Samire Ademi për bashkëpunimin dhe gatishmerinë e treguar

Shënim: Te gjitha vizitat organizohen me caktimin e terminit përmes shoqatës në numrin mobil 044/476-750.