Kuptimi historik pas këpucëve të kuqe, vendosur në qytetin e Durrësit për 8 mars!

0
179

Në qytetin e Durrësit, në ditën ndërkombëtare të gruas, bulevardi kryesor i vendit mbushi shkallët me këpucë të kuqe për të përkujtuar gratë që kanë humbur jetën nga dhuna në familje.

“Këpucët e kuqe” u shfaqën për herë të parë sot në Durrës, por ideja daton vite më parë, kur artistja meksikane Elina Chauvet filloi instalacionin “Los Zapatos Rojos” (Këpucët e kuqe) në nder të motrës së saj, që humbi jetën si pasojë e dhunës në familje.

Prej vitit 2009, kur “Los Zapatos Rojos” u krijua, këpucët e kuqe kanë qenë një simbolikë e rëndësishme ndërkombëtare. Prej vitesh, ajo përdoret për të protestuar kundër vrasjes së grave dhe kryesisht dhunës në familje.

“Këpucët e kuqe të Chauvet udhëtojnë kudo, por s’mund të shohin asgjë. Ato zënë hapësirë, hapësirë që do i përkiste një gruaje, një vajze, nëse ajo do të ishte këtu, nëse do të ishte gjallë”, shkruhet në një nga përshkrimet e veprës së Chauvet nga PBS News Hour.

Për Chauvet, e kuqja merr disa kuptime. Ajo përfaqëson gjakun e derdhur, por edhe ndryshim, shpresë dhe dashuri.

Në kontekste të tjera, këpucët e kuqe përfaqësojnë çlirimin e dëshirave, guximin dhe pasionin.

Burimi: Anabel