Edhe Shyhrete Tahiri- Sylejmani dekorohet me urdhrin “Shotë Galica”

0
101

Shyhrete Tahiri- Sylejmani gruaja që ndoqi hap pas hapi rrugën deri në sjelljen e drejtësisë për padrejtësinë që i është bërë asaj dhe shumë grave e vajzave të Kosovës. E mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, Shyhrete Tahiri – Sylejmani dekorohet për guximin e saj që publikisht të kërkojë dënimin e përdhunuesve. Znj. Shyhrete Tahiri- Sylejmani dekorohet me urdhrin presidencial “Shotë Galica” për ngritjen e zërit të saj që ndihmoi të fuqizohet zëri i shumë vajzave e grave të tjera anë e mbanë vendit tonë.

Në tetor, 2019 një tjetër heroinë e jona, Shyrete Tahiri Sulimani publikisht trokiti në dyert e drejtësisë së mohuar duke bërë dorëzimin e kallëzimit penal pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Shyhrete Tahiri- Sylejmani, e cila jeton në Kanada, e shoqëruar nga përfaqësues të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, duke kërkuar që më në fund të ndahet drejtësia.

Përmes dorëzimit publik të dosjes së Tahiri- Sylejmanit, ajo tha se synojnë të mobilizojnë edhe gratë e burrat tjerë që të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra.