Vasfije Krasniqi Goodman dekorohet me urdhrin “Shotë Galica”

0
578

Vasfija është një heroinë e vërtetë e ditëve tona. Gruaja e cila dhimbjen e shndërroi në guxim dhe shembull se si mund dhe duhet të sfidohen stereotipet e paragjykimet shoqërore. Gruaja e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit dhe dhunimin seksual nga forcat serbe dhe meritorja për trasimin e rrugës për të gjitha gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Për guximin e treguar në luftën e saj për drejtësi, znj. Vasfije Krasniqi dekorohet me urdhrin presidencial “Shotë Galica”.

Vasfije Krasniqi Goodman, përfaqëson shembullin më të mirë të gruas guximtare. Ajo ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në tetor të vitit 2018, Vasfija foli hapur mbi tmerret e përjetuara, stigmatizimin nga shoqëria dhe sfidat në kërkim të drejtësisë. Vazhdoi dhe foli edhe për vullnetin e saj të pathyeshëm për të tejkaluar sfidat si dhe motivin e hekurt për të vazhduar tutje rrugëtimin për ndërgjegjësimin e të gjithë neve që jemi pjesë e sënjëjtës shoqëri – të sënjëjtës përgjegjësi që kemi për përkrahjen e heroinave tona!

Paraqitja e saj publike ka tronditur vendin dhe botën, ka shkundur pluhurat mbi themelet e harruara të drejtësisë, ka ngritur guximin tek të tjerët që kanë shumë për të thënë por nuk kanë gjetur kurajë për të ngritur zërin.