Ky është qyteti i kaltër i Marokut

0
328

A keni dëgjuar ndonjëherë për qytetin e kaltër të Marokut? “Chefchaouen” është qyteti i cili është i tëri i ngjyrosur me ngjyrë të kaltër.

U themelua në vitin 1471 në malet Rif nga hebrenjtë dhe maurët që iknin nga Spanja.

Ekzistojnë shumë teori të ndryshme përse ky qytet u ngjyros në të kaltër.

Disa thonë se ishte pikturuar nga hebrenjtë që u vendosën atje pasi ikën nga Hitleri, të tjerë thonë se është për të mbajtur mushkonjat larg, ndërsa disa thonë se përfaqëson ngjyrën e detit.

Ky qyet shtrihet në veriperëndim të Marokut, një qytet i vogël që është i njohur për rrugët e saj të bukura të gjitha të ngjyrosura si qelli e deti.

Në labirintet e kaltra, ju mund të eksploroni të gjithë kulturën dhe tregun maroken.

Është një vend shumë paqësorë me njerëz shumë të dashur, çdo rrugë ka diçka të re për të treguar.

Përveç kësaj ju mund t’i shfrytëzoni edhe bukuritë natyrore, që janë kudo për shkak të pozitës së përshtatshme që ky vend ka.

“Ura e perëndisë” është një destinacion atraktiv për tu vizituar nëse jeni në këtë qytet, është një hark i bukur natyror, 25 metra mbi lumin Oued Farda.

Bukurive natyrore u shtohet edhe ujëvara “Ras el maa”, kjo ujëvarë është në pjesën lindore të Medinës dhe është vendi ku mblidhen banorët për t’u shoqëruar dhe kaluar kohë me njëri tjetrin.

Maroku është i njohur për cilësinë e lartë të materialeve prej lëkure dhe punës së dorës.

Medina e vjetër nuk është aq madhe, kështu që eksplorimi i rrugëve do ju mjaftoj të vizitoni të gjithë artizanë që tregojnë punën e tyre.

Maroku njihet edhe për ushqimet e shijshme tradicionale, ka kaq shumë vende tradicionale dhe lokale sa që është e vështirë të zgjedhësh një vend, madje me çmime shumë të arsyeshme.

Vendi është i pasur me bujtina të shumta për ju që mendoni të qëndroni disa ditë për të eksploruar margaritarin e kaltër.

Bujtinat janë të rehatshme dhe ka zgjidhje të ndryshme, varësisht prej nevojave dhe kërkesave të klientëve./OxygenPress.info