Bukë Për Krejt hapë aplikimin për vullnetarë për muajin shkurt

0
67
Bukë për Krejt po vazhdon edhe këtë muaj. Tu shpresu që kemi me pasë ma shumë solidaritet e dashni për njoni-tjetrin. Tash e disa muaj me ndihmën e vullnetarëve tonë kemi arritur të i ushqejmë rreth 100 persona cdo muaj.
Krejt kjo është bërë e mundur falë punës së palodhshme të vullnetarëve të Bukë për Krejt.

Të bashkangjitur e gjeni formën ku mund të regjistroheni si vullnetarë i Bukë Për Krejt për muajin shkurt në grupin e shpërndarjes (shpërndarja bëhët me bicikleta), grupi i gatimit ose/dhe ne larjen e eneve. Në formë gjeni datat në dispozicion (disa data janë plotësuar nga vullnetarët e më hershëm prandaj nuk figurojnë në formular) jeni të lirë të zgjidhni.

Një aplikim i tille do të publikohet cdo muaj, ku do te mundeni me u informu per datat e lira dhe me u regjistru. Në momentin që regjistrohesh ti e merr përgjegjësinë e punës që ke shpreh gadishmëri në datën që e ke caktu.

Bëhu edhe ti pjesë e një shoqërie qe i’a zgjatë dorën njëri-tjetrit.